Partneri juaj i sistemit për pastrim, kujdes & higjienë

Direkt tek asortimentet

Durner me një shikim.

Sjellja në Shqipëri e cilësisë nga Gjermania dhe Evropa Perëndimore ishte një nga impulset kryesore për themelimin e Durner. Një skuadër e guximshme përreth administratorit Artan Zyla dhe partneri me eksperiencë nga Gjermania, Klaus Agsteiner, administrator i Durner GmbH & Co. KG në Nuremberg, ishin të bindur që në fillim nga kjo ide. 2014 një gjë e tillë u bë realitet.

Joint Venture model për t‘u marrë shembull

Ndërmarrja me selinë qendrore në një ish mobilieri në kryeqytet në Tiranë është një Joint Venture për tu marrë shembull në sektorin e pastrimit dhe kujdesit në Ballkan. Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 8000 metër katror Durner vendos gjithçka në dispozicion që
karakterizon tregtinë specifike moderne me shumicë me profilin e
ofruesit të shërbimeve.

Zemra e ndërmarrjes është një magazinë me rafte vertikal me sipërfaqe 1000 metër katrorë dhe ambiente administrimi me showroom të përbashkët. Atje ekspozohen qartë produkti dhe përdorimi.

Kërkesa cilësie Evropianoperëndimore

Një asortiment profesional prodhuesish të jashtëzakonshëm të njohur nga Gjermania, Italia ose Beneluksi përpunohet çdo ditë për klientë nga industria, tregtia dhe nga sektori komunal. Edhe komunikimi modern ndërmjet zyrave, një logjistikë vetjake transporti dhe angazhimi i fortë personal përputhet me standardet perëndimore. Mbi të gjitha në çështjet e servisit dhe të këshillimit, skuadra e Durner bën realitet në Shqipëri një emërtim të ri të cilësisë.
Për momentin për Durner Shqipëri punojnë pesë punonjës.

Tregojnë angazhim të madh për projektin e ri të përbashkët (nga e m. në të d.):
Administratori Artan Zyla, aksioneri Klaus Agsteiner dhe menaxheri i kompanisë Sokol Zyla

Formulari i kontaktit

Please leave this field empty.