Krijimi i vlerave të përbashkëta

Që nga larg ndriçon monitori i lartë Durner mbi Tiranë i vendosur në fasadën e ndërtesës së ndërmarrjes. Ai qëndron për idenë e përbashkët për të qenë i suksesshëm për një periudhë afatgjatë me Know-How, asortimente ndërkombëtare dhe me punë të palodhur. Kjo është detyra jonë. Por çfarë do të thotë kjo detyrë, çfarë kërkon ajo?

Profesionalizëm dhe kujdes

Duke pasur para syve shembullin e ndërmarrjeve evropianoperëndimore të certifikuara ne vendosin standarde të reja, dëshirojmë të shkëputemi – në asortiment dhe në të gjithë përpunimin e porosive, nga dispozicioni nga lëvrimi në përputhje me rregullat deri në kujdesin afatgjatë ndaj klientit.
Ne e dimë që për këtë gjë ne duhet të bëjmë më shumë se vetëm punë të mirë, që ne duhet të veprojmë me profesionalizëm dhe kujdes të madh.

Ne përballemi me kërkesat e tregut, të cilin ne e vëzhgojmë me saktësi. Ne i konsiderojmë klientët dhe furnitorët si partnerë të vërtetë. Dhe ne vendosim në çdo proces një masë të madhe motivacioni, fleksibiliteti dhe aftësi përshtatje. Kënaqësia dhe besueshmëria ndodhen në vend të parë.

Nevojat e klientit në fokus

Me këtë filozofi me orientohemi me vetëdije tek nevojat e klientit dhe të tregut – jo vetëm për optimizimin e strukturave të shpenzimeve/dobive, por edhe për një vlerë të vërtetë të shtuar: Ndershmëri, paanësi, respekt dhe transparencë në të gjitha marrëdhëniet e biznesit. Ne dëshirojmë që në suksesin tonë të marrin pjesë të gjithë. Pasi së bashku ne jemi më të fortë.

Në duart më të mira

Administratori Artan Zyla dhe menaxheri i kompanisë Sokol Zyla disponojnë eksperiencë afatgjatë në sektorin e substancave të pastrimit dhe të kujdesit.

Partneri i biznesit Klaus Agsteiner nga Nurembergu qëndron në krah si këshillues i shtuar me rrjetin tregtar gjerman dhe ndërkombëtar dhe kompetencë afatgjatë drejtimi.

Lidhje të dobishme

Nëpërmjet Joint Venture me Durner Deutschland ne jemi lidhur me një rrjet ndërkombëtar tregtie, që të vendos në dispozicion mundësi të shkëlqyeshme blerje por edhe Know-How tepër të dobishëm. GVS Group gjerman dhe bashkësia ndërkombëtare e tregtisë DHYS Group klasifikohen si ndërmarrjet lider në këtë sektor. Durner Deutschland është anëtar i të dyja organizatave.

GVS Group në Gjermani

GVS Group është një bashkësi tregtarësh të specializuar shumice në të gjithë federatën, e cila vepron me sukses prej vitit 1976 në shërbimet e sistemeve për pastrim dhe kujdes. 18 ndërmarrje që drejtohen kryesisht nga pronarë në 25 filiale në Gjermani dhe partnerë të tjerë bashkëpunimi në vendet e huaja fqinjë. Me më shumë se 60.000 artikuj në sektorin e mallrave të kimisë së pastrimit, teknologjisë së pastrimit, dezinfektimit, lavanderive / higjienës dhe kujdesit për të moshuarit GVS Group ofron një rang të plotë profesional për klientë të biznesit. Marka prodhuesish me rendiment të lartë, por edhe marka vetjake si Tapira ose Sensilind Complete Care, luajnë këtu një rol të rëndësishëm.

Profili i shërbimeve të grupit bind nëpërmjet menaxhimit përtej-rajonal i objekteve, logjistikës vetjake të transportit, këshillimit profesional kompetent, një sistemi porosie të bazuar në ueb (GVS ORDERMANAGER) dhe rrjetit të trajnimit të GVS AKADEMIE.

DHYS Group international

Në bashkësinë ndërkombëtare të tregtisë të DHYS Group, GVS Group angazhohet prej vitit 2014 në një pozicion lider. Aktualisht i përkasin grupit përbërë nga shtatë grupe profesionale tregtie evropiane – GVS Group (Gjermani), GEH Groupe Europe Hygiène (Francë), Grupo DINO (Spanjë), We Italia (Itali) dhe Europap (Slloveni), Eurosan (Bosnie dhe Herzegovinë) dhe Socius Network Ltd (Britani e Madhe) – me së bashku më shumë se 120 grupe të veçanta që drejtohen nga familje në 25 vende. DHYS i ofron klientëve që veprojnë ndërkombëtarisht mundësi shumë të mira blerje, kanale shitje dhe shërbime gjatë blerjes së sistemeve të pastrimit dhe kujdesit.

Vende të lira pune

Për momentin nuk ekziston asnjë vend pune i lirë.

Mediat

Këtu mund të mësoni më shumë mbi Durner në Gjermani, dhe gjithashtu mbi rrjetet ndërkombëtare të tregtisë me të cilat është lidhur Durner. Informacione mbi Durner në Shqipëri do të vijnë së shpejti. Zgjidhni nga menytë e mëposhtme.