Ngulit Durner Albania Shpk Rruga Vore-Marikaj, Km 1.5, Zona Kadastrale Nr. 2598, Nr. pasurie 89/7 Tirane Vore Tel. 00355 69 705 3392 info@durner.al www.durner.al Administratori: Artan Zyla Selia e shoqërisë: Tirane Vore I jepet ky numër identifikimi (NUIS): L61606039A Përgjegjës për përmbajtjen: Artan Zyla Këshillë përgjegjësie dhe ligjore: Në të gjitha linqet që i referohen faqeve të jashtme në paraqitjen tonë në internet, ne nuk kemi asnjë ndikim mbi përgatitjen dhe përmbajtjen e faqeve të linkuara. Me gjithë kontrollin me kujdes të përmbajtjes, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi mbi përmbajtjet e linqeve të tilla (të jashtme). Për përmbajtjen e faqeve të linkuara janë përgjegjës vetë operuesit e tyre. Kjo i referohet në përgjithësi linqeve të të gjithë shfaqjes në internet duke përfshirë të gjitha faqet sekondare. Nëse do të ndiqni një nga këto linqe, atëherë ju e bëni një gjë të tillë duke marrë parasysh rrezikun tuaj vetjak dhe me përgjegjësinë tuaj. Përgjegjësia në lidhje me përmbajtjen për prezencën tonë në rrjet vlen vetëm për postimet tona vetjake. Versioni aktual i Kushteve tona të Përgjithshme të Biznesit gjendet në dispozicion këtu për tu shkarkuar si PDF. Koncepti, Struktura: mwi | musselmann wulz identity oHG www.mwi.one
Këshilla mbi mbrojtjen e të dhënave personale Për Durner Albania Shpk mbrojtja e të dhënave personale ka prioritetin më të lartë. Prandaj ne dëshirojmë t’ju informojmë se si ne e mbrojmë privatësinë tuaj – edhe gjatë vizitës në faqen tonë të internetit. Me këshillat e mëposhtme ne zotohemi të trajtojmë me përgjegjësi të plotë të dhënat tuaja personale. Është e rëndësishme për ne, që ju të ndjeheni në çdo moment i sigurt kur vizitoni faqet tona të internetit. Informacione të përgjithshme Të dhënat personale janë informacione të cilat mund t’i referohen në mënyrë konkrete personit tuaj (p.sh. emri, numri i telefonit ose adresa e e-mail-it). Informacionet të cilat nuk mund të lidhen me identitetin tuaj (si p.sh. numri i përdoruesve të faqes sonë), si dhe të dhënat e personave juridikë nuk futen këtu. Gjatë aksesit të faqeve të internetit të Durner Albania Shpk regjistrohen automatikisht informacione të natyrës së përgjithshme. Këto informacione vlerësohen thjesht për qëllime statistikore dhe përmbajnë p.sh. adresën tuaj të IP, datën dhe orën, llojin e browser-ave të rrjetit, faqet e vizituara dhe informacione të tjera të ngjashme. Nuk kryhet një vlerësim në lidhje me personin në bazë të këtyre të dhënave. Ruajtja e këtyre informacioneve kryhet vetëm në mënyrë anonime. Informacione të tjera personale ruhen vetëm atëherë nëse ju i deklaroni me dëshirë këtë të dhëna, për shembull në kuadrin e porositjes, kur kërkoni një version demo ose të materialeve të ndryshme informuese ose kur luteni që të merrni kontakt. Informacione personale Për sa kohë ju deklaroni në faqet tona informacione personale si p.sh. emrin, adresën, numrin e telefonit ose adresën e e-mail-it, atëherë këto informacione i nënshtrohen masave të veçanta të mbrojtjes. Të dhënat vlerësohen, përpunohen dhe ruhen vetëm për qëllimin përkatës të përmendur, pra për marrjen e kontaktit, për dërgimin e informacioneve të dëshiruara, për lëvrimin e një versioni demo ose për lidhjen e kontratës në rastin e një porosie. Duke respektuar parimin e kursimit të të dhënave ne kërkojmë vetëm të dhënat e domosdoshme për qëllimin përkatës (informacionet e detyrueshme janë markuar me shkrim të zi). Me kënaqësi mund t’i plotësoni fushat e tjera opsionale të të dhënave (p.sh. të dhënat e kontaktit), për të na mundësuar neve, në rast nevoje, marrjen e kontaktit. Natyrisht, ne marrim kontakt me ju vetëm njëherë në kuadrin e rasteve ose informacioneve konkrete, ne nuk dërgojmë mesazhe në masë ose Multilevel Marketing (MLM). Kontaktet e tjera kryhen vetëm me aprovimin tuaj. Dhënia e të dhënave personale palëve të treta Dhënie e informacioneve tuaja për palët e treta nuk kryhet, për sa kohë ju nuk keni deklaruar miratimin tuaj të qartë në lidhje me këtë gjë. Vetëm nëse Durner Albania Shpk është e detyruar ligjërisht ose me vendim gjykate, ajo do t’i kalojë të dhënat tuaj sipas kërkesës së parashtruar tek qendrat e autorizuara për dhënien e informacionit. Siguria Durner Albania Shpk përdor masa sigurie teknike dhe organizative në mënyrë që të dhënat tuaja personale që na janë vendosur neve në dispozicion të mbrohen kundrejt manipulimit të rastësishëm ose me dashje, humbjes, shkatërrimit ose aksesit nga persona të paautorizuar. Masat tona të sigurisë optimizohen dhe përshtaten vazhdimisht në përputhje me standardin aktual të teknologjisë. E drejta e revokimit Nëse kërkoni nga Durner Albania Shpk, që të mos i përdorë të dhënat tuaja personale për vazhdimin e marrjes së kontaktit me ju dhe/ose ti fshijë, atëherë do të veprohet në këtë mënyrë. Të dhënat të cilat janë të domosdoshme për lidhjen e kontratës ose për qëllime tregtie, nuk preken nga revokimi ose nga fshirja. Përdorimi i Cookies Në Cookies grumbullohen informacione në formë teksti gjatë një seance online dhe ruhen në një skedar special në formatin ASCII-Format (cookie.txt) në hard diskun tuaj. Se ku do të ruhet Cookie, kontrollohet nga browser-i juaj i rrjetit. Gjatë vizitës tjetër online, Cookies i dërgohen përsëri serverit. Cookies mund të lexohen përkatësisht vetëm nga serveri, i cili i ka vendosur ato aty më parë. Durner Albania Shpk i përdor Cookies vetëm atëherë, nëse ato janë tepër të rëndësishme për funksionet e përdoruesit, p.sh. për të lehtësuar navigimin e faqeve të rrjetit. Informacionet nuk i vendosen në dispozicion palëve të treta, duke qenë se Cookies përdoret vetëm për qëllimet e lartëpërmendura. Shumica e browser-ave janë konfiguruar në atë mënyrë që ato i pranojnë Cookies në mënyrë automatike. Ju mund ta çaktivizoni këtë funksion në çdo kohë në browser-in tuaj ose t’i ndryshoni konfigurimet në atë mënyrë që browser-i juaj t’ju njoftojë juve sapo të dërgohen Cookies. Linqe për në ueb sajte të tjera Ueb sajtet e Durner Albania Shpk përmbajnë linqe për ueb sajte të tjera. Me gjithë kontrollin e kujdesshëm, Durner Albania Shpk nuk ka asnjë ndikim mbi përmbajtjen redaksionale të ueb sajteve të huaja dhe mbi atë që operuesit e tyre të respektojnë përcaktimet e mbrojtjes së të dhënave personale. Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale Durner Albania Shpk ka përcaktuar një person përgjegjës të jashtëm për mbrojtjen e të dhënave personale, ai zotëron dijet përkatëse dhe përvojën specifike për të garantuar një menaxhim të sigurt të mbrojtjes së të dhënave personale të Durner Albania Shpk.