Punë e mirë në grup Shitja e suksesshme karakterizohet nga një punë e mirë në grup. Nëse të gjithë fokusohen në një çështje, gjithçka arrihet edhe më mirë. Punonjësit tanë tregojnë në të gjithë sektorët e biznesit që ato e kanë kuptuar filozofinë e veprimit në partneritet. Nga kjo gjë krijohet shërbimi dhe pasioni. Pasi kush funksionon në skuadër, arrin edhe klientin. Drejtori i shitjeve Kompetenca nga përvoja në sektor, në industri, tek klientët dhe partnerët e biznesit, kjo gjë karakterizon Elena Zyla. Të qenit çdo kohë një partner i sjellshëm dhe profesional dhe transferimi i standardeve të reja në strategjinë e asortimenteve dhe të strategjisë është detyrë e drejtorit të shitjeve tek Durner Shqipëri.
Të fortë në këshillim Ne ofrojmë këshillimin e plotë profesional në të gjithë sektorët e përdorimit nga pastrimi, Kujdesi & Higjiena në të gjithë menaxhimin e objekteve. Këshilltarët tanë profesionistë janë të trajnuar mirë dhe njohin kërkesat që shtrohen nga klientët dhe objektet në vend. Qëllimi jonë është që ta bëjmë edhe më të mirë këshillimin dhe ta përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e produkteve tona. Ne dëshirojmë të krijojmë lidhje partneriteti të reja biznesi, për të cilat kujdesemi në mënyrë intensive dhe që mbeten për një kohë të gjatë.
Lëvrimi i shpejtë dhe i besueshëm Durner shet sisteme pastrimi dhe kujdesi në të gjithë Shqipërinë me logjistikë vetjake transporti. Klientët tanë vlerësojnë lëvrimin e shpejtë dhe të besueshëm në vendin e përdorimit. Punonjësit e përkushtuar kontribuojnë që lëvrimi i mallrave të ruhet në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore. Kohët e lëvrimit përmbajnë mesatarisht një deri në pesë ditë. Në fund nuk është gjëja më e rëndësishme që të lëvrohen produkte por se si mbërrijnë ato tek klienti. Durner lëvron me fleksibilitet, me kushtet më të mira dhe me këshillimin më të mirë.
Ruajtje moderne në magazinë Në magazinën e re me 12 rafte vertikalë dhe 1200 vende paletash, në një sipërfaqe prej 1000 metër katrorësh, magazinohen, komisionohen dhe përgatiten për transportin vetjak produktet. Punonjësit e magazinës dhe shoferët punojnë në mënyrë fleksibël dorë më dorë – të mbështetur nga sisteme moderne informatizimi. Për një disponueshmëri të shpejtë stoku i mallrave është i siguruar dhe kontrollohet vazhdimisht.
Pasqyrë e shërbimeve: Magazinë moderne me rafte vertikal në një sipërfaqe prej 1000 metër katrorë 1200 vende paletash menaxhim i informatizuar i mallrave stok i lartë mallrash